RSS

RomeoLab – Blog shqip mbi Informatikën


Ideja për të shkruar për disa faqe të zgjedhura shqiptare ka kohë që ka ekzistuar, por për arsye të ndryshme (kryesisht për obligimet e mëdha) nuk kam mundur ta bëj deri në këto ditë.  Mendoj që në këtë rubrikë të shkruaj nga 1-2 artikuj në muaj.

romeolab_logoPo e filloj me një blog shqiptar të ri për nga koha e krijimit, por që artikujt e shkruar në të, mënyra e qasjës së autorit, këshillat dhe temat që po trajtohen aty tregojnë se ky blog po bëhet një nga blogjet më të mira dhe më të lexuara në gjuhën shqipe jo vetëm nga përsonat e thjeshtë por dhe nga ekspert të ndryshëm, kryesisht të informatikës dhe webmaster, pasi artikujt kryesor të blogut janë informacione për softwarë, kryesisht “OpenSource” dhe ”falas”, informacione për web 2.0 , grafikë, këshilla për webmaster, e çdo gjë që ka të bëj me informatikën, duke mos anashkaluar dhe gjëra të tjera informuese dhe argëtuese nga lëmi të ndryshme.

RomeoLab është një faqe nga e cila mund të marrin shembull shumë përsona që dëshirojnë të bëjnë diqka unike, interesante dhe mbi të gjitha të suksesshme.

Për të vizituar RomeoLab klikoni:

http://www.romeolab.com

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,