RSS

Romina: Pas Big Brother meshkujt kanë shfaqur interes ndaj meje

17.10.2008

VIP & Showbiz

Romina, me cfar po merresh tani? Si e kalon diten?

Per momentin po pres te nisem ne Holande. Jam duke bere dukumentat gati dhe po pres konfirmimin per garancine dhe me pas per vizen. Diten e kaloj duke u marre me nja dy aktivitete te vogla Ne shtepi sigurisht, duke shkruar. Momentalisht jam duke shkruara nje artikull per jeten ne “Big Brother”, pasojat qe le nje “reality show”, famen qe ti merr dhe per cdo gje tjeter.

Eshte dicka qe ta kane kerkuar, apo jo?

Jo, eshte thjeshte nje iniciativ e imja, Kam gati nje jave qe po merrem me kete shkrim sepse nuk dua qe te kete dicka te manget. Dua te dal i plote dhe me te gjitha detajet e nevojshme qe kerkon nje shkrim. Shpresoj ta botoj. (Qesh)

Ne shkolle i mbarove te gjitha provimet?

Me shkollen i kam mbyllur te gjitha. I kam mbarur te gjitha provimet. Thjeshte kur te kthehem nga Holanda do te jap diplomen sepse per pasoje te “Big Brother” mungova per me shume se dy muaj ne shkolle dhe nuk mora kredite e nevojshme per te hyre ne diplome. Keshtu qe u shty afati dhe kur te kthehem do ta shlyej.

Cfar ka ndryshuar ne jeten tende pas “Big Brother”?

Kane kaluar rreth gjashte muaj mund te them se i jam kthyer rutines sime te perditshme dhe te embel. Por ka akoma njerez qe kur kaloj kthejne koken dhe bejne ndonje koment te vogel me njeri-tjetrin, si p.sh: “Ua, si ia beri kjo atij”. Kam kaluar nje vere shume te bukur ne shoqerine e disa perj banorve te shtepis. Dhe mund te them qe ka qene nje eksperience shume e bukur dhe e paharrueshme.

Me ke ke qene dhe ku per pushime?

Isha me Inen, me Polin, me Visin, me Cimin dhe me Dorinen. Kemi qene ne Kosove dhe ia kemi kaluar goxha mire. Pastaj ishim ne Sarande me nje grup tjeter: Ilda, Juna, Visi, Poli, Ina, Shkelqimi me te shoqen.Kemi qene goxha njerez dhe kemi bredhur gjithandej. Po realisht te them qe jam kenaqur shume.

Tani pas pushimeve je dobesuar apo je shendoshur?

Duke qene se une per momentin nuk jam ne pune, qe te kem lodhje fizike apo mendore, kam mbajtur peshen e perhershme, as jam dobesuar dhe as jam shendoshur. Me kismet pas Holandes mund te jem bere qiri (Qesh).

Miqte e tu, me te cilen ti kalon mire pas “Big Brother”, cilet jane?

Duke qene se une, Visi dhe Poli morem te njejten dhurate, pra intershipin jashte, jemi lidhur me shume bashke, gjithashtu edhe me Inen. Pervec ketyre te treve une dal shpesh edhe me Ilden dhe shko goxha mire me te. Me Mardiolen degjohem shpesh ne telefon, por ajo ende nuk ka ardhur ne Tirane.Me Cimin kemi dale shpesh, por duke qene se jeta te ndan dhe secila ka punen e tij normalisht mblidhemi ndonjehere ne dark, shkojme ne ndonje karaoke dhe bejme nje cike rremuje andej. (Qesh)

Si ka mundesi sepse me Ilden ti pothuajse nuk flisje , ndersa me Cimin ziheshe ore e sekonde?

Ilda eshte shume tip dhe e vetmja qe brenda ne shtepi me ka pranuar per kete tip qe kam dhe as nuk me ka gjykuar, as nuk ka folur kunder meje, ajo loje ishte fundja. Keshtu qe Ilda eshte personi me i paster qe une njoh. Eshte thjeshte “just perfect”.

Dy miqte e tu ne shtepine e “Big Brother” kane qene Olsi dhe Najada. C’behet tani me ta?

Me Olsin jam takuar para nja 2 javesh por nuk jemi bere shpesh te them te drejten. Jemi takuar ne darke ndonjehere apo kemi dal edhe per kafe por shume rralle, sepse Olsi eshte ne pune dhe nuk ka shume kohe. Por duhet te them qe mbaj marredhenie, edhe pse shihemi rralle. Najaden as e kam degjuar, as me ka degjuar, jo se jemi zene apo kemi bere fjale. Une e respektoj, por unk…

Si ka mundesi kjo gje, se ju ne shtepi ishit bere si shoqe te ngushta?

(Ngre supet) Po vete jeta jashte eshte totalisht ndryshe. Une mendoja se shoqeria me te do te vazhdonte, por Najada ka pasur nje gje qe ajo ka foluar dhe mua nuk me ka ardhur mire per fjalet qe ka thene ajo mbrapa krahve se thoshte: “Ti nuk ke karakter, keta te shkelin dhe ti vazhdon u shkon nga mbrapa…” Najaden une asnjehere nuk e kam gjykuar, gjithmone me ka pelqyer, ka qene femra e pare qe une kam vlersuar vetem per tipin e vecante dhe lirshmerine qe ka. Por fakti qe ajo nuk me ka nominuar asnjehere tregon se, edhe pse fliste mbrapa krahve, me vlersonte. Ndoshta ishte e detyruar nga rrethana te fliste mbrapa kraheve sepse nuk dilte dot jashte turmes, sepse nuk ishte tip qe perballonte debatet sic mund te perballoja une apo dikush tjeter.

Te gjitha keto ti i ke marre veshte pas “Big Brother”?

Po, kjo eshte thjeshte nje psikologjisje qe une i kam bere lojes. Kaq! Por, realisht qe me ka marre malli per shakate qe ajo bente.

Te mungon shoqeria me Najaden?

Me mungon per faktin se kur ulesh per kafe me te, je vetem ti dhe ajo, nuk ka te tjere apo te presesh dike tjeter qe te shtyhet muhabeti. Jo apsolutisht, me Najaden kenaqesh.

Qarkullojne fjale se Olsi me Najaden jane ndare. Ti si mendon?

Une di qe ata vazhdojne, biles qe kane marre edhe nje shtepi me qira bashke, por ndoshta jane thashetheme, nuk e di, nuk jam e sigurte per kete qe me pyete. Por sa here qe flas me Olsin dhe e pyes per Nocen me thote: ” Ja, po merret me pikturat”. Keshtu qe them se vazhdojne. Une s’kam degjuar gje per kete.

Si mendon ti, ku ka shkuar gjith ky afrimitet qe ti ke pasur me Najaden?

Ne koshat e harreses!

Mendon se shoqeria sot eshte interes?

Shiko, ka dy gjera. Une asnjehere nuk rri me ndonje nga banoret e “Big Brother” ne kete raste per interes. Interesin une e kam gjetiu, nuk e kam tek ata. Ama mendoj se ndoshta ka edhe njerez qe rrine me banoren, u shfrytezojne imazhin, energjite, i shfrytezojne njohjet, kulturen, per qellimet e tyre personale dhe mua kjo gje nuk me pelqen.

Nderkohe, nje nga personat me te cilet ti ziheshe me shume ne shtepi ishte Cimi dhe tani jeni bere shume miq. Si ka mundesi kjo?

(shkrihet se qeshuri) Eshte nje gje, qe une dhe Cimi e kemi mbajtur gjalle “Big Brother” me debatet tona. Ne kishim nje debat te forte ku perfshiheshin te gjithe banoret, pavarsisht se disa rinin nen hije dhe nuk flisnin. Une e kam thene dhe vazhdoj ta them qe une dhe Cimi duhet te ishim ne finale. Doli Cimi, dola edhe une dhe “Big Brother” nuk eshte pare me. Nuk kishte me interes te publiku, sepse dolen konkurrentet me te forte.

Tani me thuaj si u “pajtuat”?

Une dhe Cimi realisht nuk eshte se nuk kemi folur me njeri-tjetrin apo te mbanim meri, ne thjeshte debatonim. Tani te te vi ty nje burre te 40-ave dhe te te thoje rivale, domosdoshmerisht do zihesh, do debatosh. Me pak fjale ne ishim bere si Loli me Colin, une s’rrija dot pa ate, ai s’rrinte dot pa mua.

Cilin nga banoret nuk i ke pare fare?

Besarten nuk e kam pare. Eshte personi i vetem me te cilen nuk mbaj marredhenie.

Nje nga ciftet e tjera, por qe tashme u ndane, ishte edhe Ina me Polin. cfar marredhenie ke me ta?

Me te dy kam marrdhenie shume te mira. Me Inen takohem pothuajse perdite, mund ta quaj edhe shoqe. Ndersa me Polin komunikoj me msn apo ne facebook, bejme komente shakara, veme foto te ndryshme, si facebook-u e ke parasysh. Poli mund ta konsideroj mik, eshte vertet djale per t’u admiruar. Nuk kam arritur ta njoh brenda sepse thasha qe bente loje, por duke e pare jashte ai eshte personi me te cilin une bej me shume shaka dhe me shume muhabet.

E besoje qe lidhja tyre do te mbaronte kaq shpejt?

Po, fatkeqesisht po. Asnjehere nuk kam qene partizane per gjera qe nisen ndoshta me ngulm nga ana e dikujt, por qe…

Nga ana e Ines ne kete rast?

Po, Ina doli para Polit, keshtu qe Ina do ta bente. Nuk i shihja si tipa bashke. Me kane pelqyer bashke neper udhetime. Por kur kam qene njehere vetem ne kafe me Polin, e kam pyetur qe cfar tipi femre pelqente dhe me ka thene: ” Une dua femren e aventures”. Ina nuk eshte femer aventurash.

Pak me pare me the qe ruan kontakte me Polin. Cfar thote Poli? Si duket Spanja?

Me Polin kam folur qe ditet e para qe ka vajtur ne Spanje. Kam qene nder te paret persona qe i ka cuar numrin e telefonit. Ai eshte mire andej. Kam pare edhe foto ne facebook dhe duket mire. Por fakti qe ka vajtur per intership dhe nuk paguhet eshte dicka e manget. Realiasht mendoj qe ai do te vije me goxha eksperience qe andej dhe shpresoj qe t’i ece. Poli me ka thene qe sa te mbaroj do te kthehet sepse ka edhe disa plane ketu.

Po familja te hedh ndonje nga batutat qe ke perdorur ne “Big Brother”?

Ndonjehere dhe me thone ndonje fjale sepse per ta ka qene me e veshtire. Ne ishim brenda ne shtepi dhe nuk merrnim vesh gje. Ndersa jashte edhe nje gjest i vogel komentohej ne lloj-lloj menyrash. Ndonjehere shikoj videot ose permbledhjet ditore dhe eshte ajo shprehja qe i kam thene Junes: “Cfar perceptive ti miiii!” dhe kur e bej nganjehere debat me mamin me thote: “Cfar perceptive ti miiii!”. Dhe familjaret tane e kane ndiere si ne lojen, mos te them edhe me shume se ne, sepse shihnin shume me shume gjera se ne, sepse ne ishim te gjithe per nje qellim aty brenda.

Kush te ngacmon me shume ne shtepi, mami, babi apo vellai?

Ndonjehere mami, ndonjehere vellai. Kur dal ndonjehere ne dark neper karaoke me thote vellai: Po si nuk e kendove Ali Pashe Tepelenen, kengen Arbrit?

Look-un vazhdon a kesh po njesoj, floke te shkurter…

Po, nuk e kam nderruar akoma modelin qe me ka bere Olsi ne shtepi.

Mos me thuaj qe vazhdon te te qeth Olsi?

(Qesh) Jo, jo. Madje kur u takuam me tha pse e kam hequr bishtin mbrapa. Po mbaje te njejtin model. E ngarkova shume valixhen me gjera serioze dhe u bera pishman. Ti e shikon, une jam me xhinse, me t-shirt me nje pulover, me atlete. Kjo jam une.

Pirsing ne hund, kur e ke bere?

E kam bere dy jave pasi dola nga “Big Brother”. Kam dashur me kohe ta bej dhe u thashe prinderve: “Zgjidhni ku ta bej, ne hund apo poshte buzes”. Ata me thane ne hunde dhe kesh qe e bera.

Cilat jane disa nga pasione e tua?

Nje pasion qe une nuk heq dot dore eshte e shkruara. Qofte edhe nje fraze filmi apo nje batute ne kafe apo ku di une cfar ingranohem dhe me vjen per te shkruaj. Pasioni tjeter kam edhe kengen, me pelqen shume muzika dhe sidomos te kendoj ne karaoke (Qesh)

Beson ne Zot Romi, sepse shoh nje kryq qe ke varur ne qafe dhe s’para e heq?

Besoj ne Zot, por jo ne propaganden qe ben kisha.

Je perdoruese e Hi5, e facebook-ut apo e ketyre gjerave?

Merrem me keto gjera dhe me vjen mire qe ka goxha njerez qe hyjne ne facebook, Me vijne me shume se 2 kerkesa ne dite per miq dhe shumica e tyre jane nga Kosova. Me pelqen kjo gje sepse dikush me pati thene qe nuk jam pare mire ne Kosove sepse nuk jam sjell mire me Besarten. Une nuk e kuptoj se cfar prisnin me shume edhe ata nga Besarta, duke qene se edhe ajo ate kapacitet kishte dhe ate beri ne shtepi.

Kam vene re se ne faqen tende te facebook-ut, statusi yt nga singell eshte bere “it’s complicate”. Mund ta dime pse ke ndrsyhuar?

Jo, nuk eshte se ka ndonjegje, kete e kam bere thejshte per te rritur komentet. Nuk jam lidhur dhe nuk dua nje marrdhenie pikerisht tani qe do te largohem, sepse une nuk jam pro lidhjeve larg sepse te dashurin ose te dashuren duhet ta kesh afer ne cdo moment, nuk me pelqejne keto gjera.

E cfar komentesh te kane ardhur pastaj?

O Romo, po kush eshte ky, po si nuk ke thene gje, mos eshte filani? Komente nga me te ndryshmet.

Mos ndoshta ti ke simpati per dike dhe nuk do te na e tregosh? Nuk do qe njerzit ta marrin vesht?

Jo, nuk ka lidhje. Pelqime kam pasur shume kur kam dale, biles ka qene edhe nje djale nga Kosova, ne Peje, qe me ka pelqyer shume por qe thjeshte mbaj marredhenie shoqerore dhe degjohemi ndonjehere ne msn.

Ke takuar ndonje nga miqte e tu ne facebook apo nga fansat me te mire te them?

Per te takuar jo, por flas nepermjet komenteve dhe fotove ose kur i gjej on-line edhe mund te them qe fansja ime e vogel eshte 15 vjece, eshte prishtinase.

Cfar eshte dashuria per ty?

Une nuk eshte se kam rene ndonjehere ne dashuri, kam pasur pelqime apo terheqje fizike. Besoj se eshte nje person qe ti ia ndjen mungesen kur nuk eshte prane teje, te merr malli. Dashuria mendoj une shihet te gjerat e vogla, te perkudesjet etj…

Mendon se dashuria me ty zgjat perjetesisht?

Jo, sepse dashuria zbehet me kalimin e kohes. Pasioni eshte vetem ato dy vitet e para pastaj behet cdo gje e zakonshme. Per mua kur humbet pasioni s’ka me dashuri.

Cila eshte deshira jote me e madhe kete periudhe qe do te doje te realizoje?

Per momentin te shkoj ne Holande, kryerjen me sukses te intershipit qe m’u dha, kthimi ne Shqiperi, mbarimi fakultetit dhe fillimi i nje pune te mire. Po e shikoj shume te nevojshme qe duhet te leviz per te mbyllur nje kapitull dhe per te hapur nje te ri ne jeten time.  /Gazeta: Paloma/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,