Kristiano Ronaldo eshte kurorezuar si futbollisti me i mire i Europes per kete vit nga revista “France Football”. Ronaldo fitoi trofeun prestigjioz Topin i Arte pas 42 golave te shenuar me ekipin e tij Manchester United.
Me te marre titullin, 23 vjeçari nga Portugalia u shpreh se kjo ishte dita me e bukur e jetes se tij, diçka qe e kishte enderruar qe femije.
“Eshte nje emocion i papershkrueshem, por nuk isha i shqetesuar sepse isha ne dijeni te asaj çfare kisha dhene gjate ketij sezoni”, deklaroi Kristiano Ronaldo i cili nuk harroi te falenderonte shoket e ekipit.
Per fitoren e Ronaldo votuan 77 gazetare sportive nga 99 qe ishin gjithsej ne juri. Ne gare per topin e arte ishte edhe lojtari i Barcelones, Lionel Mesi i cili u rendit ne vendin e dyte, ndersa ne te tretin u rendit sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres. Vitin e kaluar trofeun prestigjioz e fitoi futbollisti brazilian, Kaka.
Rezultatet e përgjithshme:
1. Cristiano Ronaldo (Portugali, Manchester United), 446 pikë
2. Lionel Messi (Argjentina, Barcelona), 281 pikë
3. Fernando Torres (Spanjë, Liverpool), 179 pikë
4. Iker Casillas (Spanjë, Real Madrid), 133 pikë
5. Xavi Hernandez (Spanjë, Barcelona), 97 pikë
6. Andrei Arshavin (Rusi, Zenit St Petersburg), 64 pikë
7. David Villa (Spanjë, Valencia), 55 pikë
8. Kaka (Brazil, Milan), 31 pikë
9. Zlatan Ibrahimovic (Suedi, Inter), 30 pikë
10 Steven Gerrard (Angli, Liverpool), 28 pikë
11. Marcos Senna (Spanjë, Villarreal), 16 pikë
12. Emmanuel Adebayor (Togo, Arsenal), 12 pikë
13. Wayne Rooney (Angli, Manchester United), 11 pikë
14. Sergio Aguero (Argjentina, Atletico Madrid), 10 pikë
15. Frank Lampard (Angli, Chelsea), 8 pikë
16. Franck Ribery (Francë, Bayern Munich), 7 pikë
17. Samuel Eto’o (Cameroon, Barcelona), 6 pikë
18. Gianluigi Buffon (Itali, Juventus), 5 pikë
19. Michael Ballack (Gjermani, Chelsea), Cesc Fabregas (Spanjë, Arsenal), 4 pikë
21. Didier Drogba (Ivory Coast, Chelsea), Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid), Nemanja Vidic (Serbi, Manchester United), 3 pikë
24. Edwin van der Sar (Holandë, Manchester United), Ruud van Nistelrooy (Holandë, Real Madrid), 2 pikë
Asnjë votë: Karim Benzema (Francë, Lyon), Pepe (Portugali, Real Madrid), Luca Toni (Itali, Bayern Munich), Rafael van der Vaart (Holandë, Real Madrid), Yuri Zhirkov (Rusi, CSKA Moskë).
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

02.12.2008
Sport