Disa faqe interneti dje lansuan lajmin për vdekjen e aktorit amerikan Tom Kruz nga një aksident i rëndë gjatë xhirimit të një filmi.
Sipas këtyre portaleve të internetit në SHBA, aktori Tom Kruz duke xhiruar filmin e ri Matauri Bay me makinën e tij ka rënë në një greminë të thellë ku edhe ka humbur jetën.
Disa orë më pas Jeff Raymond, zëdhënësi i aktorit të njohur amerikan ka përgënjeshtuar lajmin, duke e quajtur spekulim dhe gjëra të pavërteta.
”Tom nuk është duke xhiruar filmin e ri në Zelandën e Re, bëhet fjalë për mbeturina të disa faqeve të internetit”, theksoi Raymond. (INA)
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

18.10.2008
VIP & Showbiz