RSS

Skarlet Xhohanson martohet me Rajan Rejnolds

28.09.2008

VIP & Showbiz

Bukuroshja Skarlet Xhohanson është martuar në Kanadë me të dashurin e saj, Rajan Rejnolds, shkruan revista ‘People’.

Diva e Hollivudit, 23-vjeçe, dhe kolegu i saj, 31-vjeç, nga Kanadaja, janë të fejuar që nga maji, jo shumë kohë pasi Rejnolds i kishte dhënë fund lidhjes dyvjeçare me këngëtaren Alanis Morriset.

Morriset, e cila një kohë të gjatë ka folur në medie rreth çiftit, qysh gjatë kohës së fejesës, u kishte dërguar atyre urime.

Si për Skarletin, ashtu edhe për Rajanin, kjo është martesa e parë. Ylli i filmit “Lost in Translation” përndryshe është e njohur për jetën private të bujshme, respektivisht nga një varg lidhjesh intime me kolegët e saj, duke përfshirë Xhastin Timberlekun, Xhosh Harnetin, Benisio Del Toro dhe Derek Xheter.

Skarlet gjithashtu njihet si njëra nga përkrahësja më e madhe e kandidatit demokrat për president, Barak Obama, dhe vet ka deklaruar se këmben e-maile me të.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,