Kampioni i Evropës, Spanja, ka mbetur në krye të listës botërore të futbollit, derisa Brazili është ngjitur për dy vende dhe Rusia është rikthyer në top 10-shin, në publikimin më të ri të listës nga FIFA.
Spanja kryeson me 1,643 pikë, duke u renditur e para, para Italisë (1,365) dhe finalistit të Euro 2008,Gjermanisë (1,336), në top treshin e parë që nuk ka ndryshuar.
Brazili është ngjitur nga vendi i gjashtë në të katërtin me 1,280 pikë, duke i lënë prapa Holandën (1,258) dhe Kroacinë (1,223). Argjentina (1,200), Republika Çeke (1,111), Rusia (1,076) dhe Portugalia (1,075) mbyllin top 10-sin.
Ndërsa Shqipëria pas barazimit me Suedinë dhe fitores ndaj Maltës, ka shënuar një ngritje prej plot 19 vendesh në listën e FIFAs, duke u gjendur këtë herë në vendin e 83-të.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

08.10.2008
Sport