RSS

Spears, në topless për bamirësi

27.09.2008

Shoqëri, VIP & Showbiz

Britney Spears ka vendosur të pozojë në topless për bamirësi. Mbretëresha e pop-it është fotografuar nga artisti Daniel Maltzman.

Në portret, ku ajo shfaqet vetëm me një palë slip, është nxjerr në ankand më një ofertë që fillonte me 12.000 mijë dollarë, me shpresën për të arritur 15.000 mijë. Ankandi do të mbyllet sot dhe fatlumi do të marr me vete në shtepi të mbathurat e Britney-t.

Fitimet do të shkojnë për organizatën “The Promises Foundation” që i vjen në ndihmë nënave me pak të ardhura dhe fëmijëve të tyre.

Britney nuk është ylli i parë që nxjerr dicka në ankand për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Më parë, George Clooney dhe Scarlett Johansson, në fillm të vitit në këmbim të parave ofruan një takim të tyre me një admirues.

Para që i shkuan fondacioneve që mbështesin studimet për zbulmin e medikamenteve kundër kancerit. /Top Channel/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,