Studimet e fundit të publikuara tregojnë se radio valët, të cilat krijohen nga telefonat celular mund të zvogëlojnë kualitetin e spermës së mashkujve.
Studimi i bërë nga Cleveland Clinic, ka ngjallur vëmëndjen e komunitetit medicinal dhe shfrytëzuesve të telefonave celular. Studimi i kryer nga Cleveland Clinic tregon se mashkujt te cilët kanë folur në telefon katër ose më shumë orë brenda një dite kanë pasur kualitet jashtëzakonisht te degraduar të spermës se sa mashkujt te cilët kanë folur shumë pak ose fare me telefon celular.
Është shumë më rëndësi të theksohet se studimi nuk tregon një vijë të qartë të ndërlidhjës së përdorimit të shpeshtë të telefonit celular dhe kualitetit të degraduar (dëmtuar) të spermës, dhe për momentin është e paqartë se si radio valët e telefonave celular mund të dëmtojnë spermën e mashkujve.
Çfarë në të vërtetë tregon studimi është se një grup prej 32 vetash të gjinisë mashkullore të identifikuar si përdorues të shpeshtë të telefonave celular (që përdorin telefonin celular më shumë se 4 orë në ditë) kanë pasur një ulje te theksuar te kualitetit të spermës.
Kompanitë prodhuese te telefonave celular janë munduar që radio valët të cilat emitohen nga telefonat celular të mos paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut; por akoma kemi pyetje pa përgjigje, në atë së cilat janë efektet afatgjate të përdorimit të telefonave celular.
Për shëmbull, një studim i ngjajshëm më këtë, është munduar te bëjë një lidhje mes kancerit të trurit dhe përdorimit të shpeshtë të telefonave celular. Hulumtimet tjera kanë treguar se femrat të cilat përdorin shumë telefonin celular gjatë shtatëzanisë së tyre mund reflektohet negativisht tek fëmijët.
Sido që të jetë, edhe vetë shkencëtarët e pranojnë se nevojiten më shumë kërkime tjera për tu determinuar nëse me të vërtetë përdorimi i tepruar i telefonave celular ndikon në uljen e kualitetit të spermës së mashkujve.
Është vënë re se shumë mashkuj vendosin telefonin(at) celular në xhepat e tyre, shumë afër organeve gjenitale mashkullore. Shtrohet pyetja nëse vendosja e telefonit në vende të tilla ndikon në kualitetin e spermës së mashkujve? Për këtë gjë edhe vetë shkencëtarët janë të pasigurt, por teoria e lartëpërmendur është duke gjetur popullaritet tek shumë kërkues shkencor. Tani për tani shumë ekspert rekomandojnë (të njëjten gjë ju rekomandojmë edhe ne) se ata që planifikojnë të krijojnë familje, te vendosin telefonin celular sa më larg organeve mashkullore. Dr. Edmund Sabenegh nga Qendra për Fertilitet Mashkullor, thotë se duhen bërë edhe më shumë kërkime në këtë drejtim në mënyrë që të “kuptojmë të vertetën e ndikimit të këtyre paisjeve në çdo pjesë të trupit tonë.”
Sido që të jetë, deri sa të bëhen kërkime tjera, ne ju rekomandojmë që telefonat celular t’i mbani sa më larg organeve riprodhuese.
autor: Besart Bajrami [besartb@kosoft-studio.com]
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

30.09.2008
Lifestyle, Mjekësi