Mijëra klient të kompanisë Virgin Media, për 4 ditë më radhë nuk kanë mundur t’ju qasen email llogarive të tyre, pas një sulmi spam. Problemi ka prekur kompaninë e cila procesonte pranimin e mesazheve përmes platformës Virgin.net
Të gjithë emailat legjitim u kthyen mbrapa kur sulmi i madhë filloj të martën në mbrëmje.
Më shumë se 200,000 njerëz përdorin shërbimet e Virgin.net, por fatmirësisht vetëm gjysma prej këtyre janë prekur nga sulmi, theksuan në kompani.
Mesazhet e gabimit janë shfaqur kur klientët kanë provuar të kyqen në llogaritë e tyre. Sipas kompanisë Virgin Media asnjë email nuk është humbur, dhe tani të gjithë klientët mund të kyqen në llogaritë e tyre, por për arsye të numrit të madhë të mesazheve të papranuara të cilat kanë filluar të ridërgohen, mund të ketë vonesa në pranimin e emailave nga disa klientë. /KosDir Blog/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

12.10.2008
Kompjuter & Internet