RSS

Televizori 3D holografik mund tё bёhet realitet

07.10.2008

Teknologji

Paramendojeni: ёshtё duke u zhvilluar finalja e Kupёs Botёrore, Shqipёri-Brazil, apo Kosova triumfon nё Eurovision, dhe ju e pёrjetoni atmosferёn “live” nё tavolinёn tuaj pёrmes televizorit 3-D.

Duket si njё ёndёrr, por gjysma e kёsaj mund tё bёhet realitet sё shpejti, dhe ju tё keni mundёsinё tё keni nё shtёpinё tuaj televizor holografik 3-D.

Teknologjia ecën me aq hapa tё shpejtё, sa qё shkencёtarёt kanё prodhuar pamje tredimensionale tё cilat mund tё shuhen dhe tё rishkruhen brenda minute.

Ekipi i shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonёs qё punon nё kёtё drejtim duket shumё optimist, dhe tashmё e ka thyer barrierën duke i krijuar pamjet e para tredimensionale tё ndryshueshme.

“Deri tash kemi arritur ta realizojmë kёtё me njё ngjyrё, tash do tё duhet tё punojmë me tri ngjyra. Paraqitja e pamjeve ishte katёr inçe me katёr (10 cm), dhe tash duhet tё bёjmё diçka tё madhe sё paku sa njё ekran kompjuteri”, ka thёnё dr. Nasser Peyghambarian, pjesё e ekipit tё shkencëtarёve nga Universiteti i Arizonës.

Si mund tё duken kёta televizorё holografik? Sipas Peyghambarian, televizorёt holografik 3-D mund tё ndërtohen si ekrane nё mure, tё cilat shfaqin pamje 3D, me pamjen tё cilёn e japin laserёt prapa murrit, ose kjo mund tё jetё si njё rrafsh horizontal nё njё tabelё me me aparaturё reflektuese holografike nёn tё.

Shkencёtarёt shpresojnë se kjo mund tё arrihen nga pesё deri nё dhjetё vite, sidomos tash pasi qё janë shpjeguar hapat bazё tё ndërtimit tё saj. /Telegrafi/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,