RSS

Tipologjia e marrëdhënies, llojet e zakonshme të çifteve

23.10.2008

Lifestyle

Marrëdhënia e parë tek kushdo është ajo midis fëmijës dhe prindit, në të cilën të dy palët mund të kenë probleme me varësinë. Kjo shihet tek shumë persona, ku shpesh pasiguria e femrës manifestohet nëpërmjet nevojës për t’u mbështetur tek mashkulli, i cili nga ana tjetër merr rolin e prindit për të maskuar nevojën e tij për t’u varur prej dikujt, gjë, e cila është e dukshme për këdo, por jo për personin në fjalë.

Si rrjedhojë dalin në pah shumë tipologji marrëdhëniesh. Një nga këto është ajo e atij që ndjek, dhe atij që vrapon. Çiftet që i përshtaten këtij emërtimi i tremben intimitetit dhe luajnë një lojë të pandërgjegjshme në të cilën njëra palë ndjek tjetrën, duke kërkuar më shumë dashurinë që nuk i duket se po merr. Ngandonjëherë kjo situatë qëndron për një kohë shumë të gjatë dhe kur ndjekësi ndalon, rolet ndërthuren. Me qëllim që marrëdhënia të mbijetojë, është e rëndësishme që ndjekja të mos mbarojë.

Një tjetër tipologji marrëdhënieje është ajo midis “Padronit” dhe “Skllavit”, në të cilën njëri nga partnerët nuk mund të durojë urdhrat, ndërkohë që tjetri nuk mund të marrë përgjegjësi.
Nga ana tjetër ekziston edhe tipologjia midis “Idhullit” dhe “Adhuruesit”, ku njëri prej partnerëve e vendos tjetrin në piedestal. Sipas disa psikologëve kjo është një mënyrë për të evituar krahasimin në disa çifte, ku konkurrenca nënkupton problem. Një shembull konkret mund të jetë ai i bashkëshortit që e trajton gruan e tij si një princeshë, por që ky dedikim i devotshëm mund të fshehë një nevojë dhe dëshirë për kontroll.

Instinktet fëmijërore në dashuri

Studimet e fundit psikologjike kanë mbështetur konceptin e Frojdit rreth transferimit të ndjenjave dhe ideve tona, që nga fëmijëria deri tek vetja jonë e rritur. Pikërisht, një studim nga Universiteti i Nju Jorkut në SHBA, demonstroi që njerëzit tërhiqen nga ata, të cilët kanë ngjashmëri fizike dhe psikologjike me prindërit, vëllezërit apo motrat e tyre.

Më pas, në mënyrë jokoshiente, i manipulojnë të tjerët që të sillen ashtu siç pjesëtarët e familjes së tyre janë sjellë, duke rikrijuar në këtë mënyre të djeshmen tek e sotmja. Sigurisht që ky është një proces i dyfishtë. Edhe njerëzit e tjerë dëshirojnë që ne t’i përmbushim skenarin e fëmijërisë. Por, dashuria dhe miqësia shkon përtej nevojës së dy njerëzve për të gjetur përshtatje tek e kaluara e tyre; ata kërkojnë gjithashtu që të ndihen mirë me këtë përshtatje.

Dhe është pikërisht takimi i këtyre dy “përshtatjeve të pavetëdijshme” që influencon zgjedhjen e një partneri midis shumë të tjerëve. Kjo energji psikologjike kundrejt diçkaje të njohur mund të çojë drejt atij që quhet “gabim narcizist”, ideja që ne mund të dashurohemi me njerëzit që duken njësoj si ne. Në lidhje me këtë hipotezë, psikologu David Perett manipuloi imazhet kompjuterike të fytyrave të disa studentëve, duke i ndryshuar sekset dhe më pas ia prezantoi ato pjesëmarrësve në studimin e tij.

Çfarë u evidentua ishte që ata ishin më shumë të tërhequr nga fytyrat e tyre, pavarësisht se nuk i njohën si të tilla. Por nga ana tjetër, edhe të kundërtit tërhiqen. Të gjesh ekuilibrin e duhur midis të ngjashmes dhe të kundërtës, është shpesh çelësi që vendos nëse zgjedhja juaj do t’ju sjellë një lumturi sa më afatgjatë. Ne kemi nevojë për dikë që ndan me ne ide dhe shije të njëjta, por edhe dikë që na “mbush” boshllëqet në personalitetin dhe aspiratat tona.

Nevoja për të pasur dikë në krah

Ne kemi nevojë për dikë që ndan me ne ide dhe shije të njëjta, por edhe dikë që na “mbush” boshllëqet në personalitetin dhe aspiratat tona. Më pas një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët që varen nga koha dhe situatat. Faktorë të jashtëm mund të na e errësojnë arsyen kur vjen puna për të zgjedhur një partner; ne mund të jemi pre e presionit familjar, ashtu si dhe social dhe të martohemi tamam me atë që mamaja do të dëshironte për ne, ose të reagojmë në të kundërtën.

Gjithashtu, vetëm fakti i të punuarit ditë për ditë dhe në afërsi fizike me dikë shpjegon shumë marrëdhënie që lindin në vendet e punës. Shpesh na ndodh të hasim në njerëz që pas shumë vitesh vendosin të martohen me dikë që nuk është më i bukur, inteligjent, gazmor ose më i sjellshëm se partnerët e mëparshëm. Faktori kohë këtu është shumë thelbësor, pikërisht të takuarit në momentin e duhur, kur njerëzit ndihen gati për një angazhim kaq serioz dhe me kaq shumë përgjegjësi.

Keqkuptimet që lindin në largësi

Çdo kush do ta kishte të vështirë të sqaronte keqkuptimet me njeriun e zemrës pa e pasur përballë. Të gjithë këto keqkuptime, largësia, pengesat e ndryshme do të ndikonin negativisht në ndjenjat e partnerëve duke shkaktuar ndarje. Prandaj e rëndësishme është të veprosh në një mënyrë të tillë që të shmangësh keqkuptimet dhe pengesat duke bërë që një marrëdhënie t’i mbijetojë kohës dhe largësisë.

Keqkuptimet duhen sqaruar, prandaj mos shko në shtrat pa sqaruar më parë një keqkuptim që mund të ketë lindur gjatë bisedës të bërë në largësi. Dhe duhet thënë që në kushte të tilla keqkuptimet janë të pranishme më tepër se ç’duhet. Largësia është e tmerrshme. Mund të zihesh edhe për gjëra që në rrethana të tjetra thjesht mund të të bënin të qeshje. Dhe pasojat e një zënke që vjen në kushtet e një distance të largët janë vërtet të pakëndshme. Gjithmonë mundohuni që mos e mbyllni komunikimin me të pa e sqaruar keqkuptimin.

Jeta aktive edhe jashtë marrëdhënies

Partnerët që mbajnë një lidhje në largësi janë gjithmonë shumë të ndjeshëm, madje edhe shumë xhelozë. Më mirë zgjat kohën duke treguar edhe detajet më të vogla, sesa të lësh boshllëqe që lënë vend për të dyshuar apo për t’u keqkuptuar. Mos i lër asnjë shteg që të “notojë” nëpër mendimet e tij të stërholluara që mund ta çojnë në keqkuptime. Të flasësh në distancë dhe të tregosh diçka qoftë edhe shumë të rëndomtë, nuk është e njëjta gjë si të komunikosh ballë për ballë, kur ke mundësi të kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyrës.

Të kesh një lidhje në distancë nuk do të thotë aspak që ti duhet që gjatë gjithë ditës të rrish e ngjitur pas telefonit dhe të presësh me ankth telefonatën e tij. Përpiquni të jeni sa më aktive duke mos lënë pas dore as partnerin e as angazhimet dhe argëtimet tuaja. Fakti që partneri juaj është larg nuk do të thotë që ju duhet mbylleni brenda dhe të mos keni jetën tuaj aktive.

T.O./Ikubinfo

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, , , ,