10 skuadra në garën e Shangait reaguan kundër planeve të FIA-s që nga sezoni 2010 skuadrat të kenë përbërës të njëjtë, sistem suspanconi dhe goma identike.
Skuadrat e Formula 1 që tani kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre lidhur me
Planet e FIA-s (federatës ndërkombëtare të automobilizmit) që nga sezoni 2010 skuadrat të kenë përbërës të njëjtë, sistem suspanconi dhe goma identike.
10 skuadra në garën e Shangait kishin shkruajtur një kumtesë të përbashkët kundër planeve të tilla të cilët të martën duhet të prezantohen nga ana e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të automobilizmit Maks Mozli.
Skuderia e parë e cila ka shfaqur haptazi pakënaqësinë e saj lidhur me planin e FIA-s ka qenë ajo e Tojotas. Sipas drejtorit të Tojotas, Xhon Houet zbatimi i këtij plani nga ana e FIA- s do të ishte shkas I mjaftueshëm që skuadra e tij të tërhiqet nga garat e Formula 1.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

20.10.2008
Sport