Duket se fama dhe paratë i kanë lodhur yjet Hollivudiane. Kanë qënë cifti që ngjallte zilinë e të gjithëve në botën e kinemase, dy sex- simbol të paarritshëm që çdo ditë mbushin faqet e revistave te ndryshme.
Në fillim Demi Moore, ish gruaja e tij, që vetëm brenda një muaji shtoi 10 kg, tani edhe Bruce Willis, i cili shfaqet në rrugët e Los Angels në një versionin të ri, stili “ari”.
Pa flokë, në kokë një kapuc, syze dielli, një palë xhinse të errta dhe atlete, Bruce nuk i ngjan fare, madje as fotokopjes së protagonistit të “Shqisa e Gjashtë”.
E cfarë mund të thuash për mjekrën e bardhë që e bënë aktorin të duket si Plaku i Vitit te Ri. Arsyen e këtij transformimi në parqitjen e jashtme, revistat gossip amerikane ia dedikojnë karrierës së tij të re si regjisor.
Në muajin e ardhshëm do ta shohim pas kamerës së xhirimit në filmin e tij të parë “Three Stories About Joan”. /Top Channel/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.10.2008
VIP & Showbiz