Për dallim nga Facebook, Hi5 apo MySpace që janë shumë të popullarizuara tek ne, ma merr mendja qe për Twitter pak kush ka dëgju dhe e din se cfarë shërbimesh ofron.
Tani mund të pyesni se cfarë është Twitter?
Me pak fjalë twitter është një mikro blog i cili te lejon te marresh vesh se cfarë janë duke bërë miqtë e tu, apo thënë më ndryshe ju mundëson të jeni në kontakt te vazhdueshëm më miqtë dhe shokët tuaj.
Sido që të jetë, ky nuk është artikull për të treguar se si funksionon Twitter, por për të treguar rritjen e vazhdueshme dhe besoj me të madhen qe ka patur ndonjëherë Twitter.
Duke u bazuar në të dhënat e Compete (një kompani qe merret me statistikat e vizitorëve të internetit), vetëm gjatë muajit dhjetor 2008, Twitter ka pasur hiq më pak se 4.43 milion vizitor unik, apo thenë më përqindje, ka pasur një rritje prej 752%. Gjatë fillimit të vitit 2008, Twitter kishte përafërsisht 500,000 vizitor në muaj. Më poshtë mund të shihni grafikun e vizitorëve të Twitter.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

11.01.2009
Kompjuter & Internet