RSS

UEJL, memorandum bashkëpunimi me tre komuna

10.10.2008

Edukim

UEJL-ja firmosi një memorandum me tre komuna, i cili synon lehtësimin në aplikimin e fondeve IPA të BE-së.

Firmëtarët thanë se nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në Projektin e Universitetit të Evropës Jug-Lindore me komunat Zhelinë, Saraj dhe Çuçer Sandevë paraqet një përcaktim për zhvillim socio-ekonomik lokal të komunave rurale dhe njëkohësisht një nevojë të zhvillimit demokratik dhe tranzicionit në vetëqeverisjen lokale.

Rektori i UEJL-së, Alajdin Abazi tha se një memorandum i tillë është në favor të komunave, para së gjithash atyre rurale, pasi lehtëson plotësimin e formularëve, dhe kërkesave për përfitim nga fondet IPA të Bashkimit Evropian.

Krerët e tre komunave Saraj, Çuçer Sandevë dhe Zhelinë vlerësuan memorandumin, duke shpresuar në thithjen sa më shpejt të subvencioneve nga fondet e Bashkimit Evropian. /Alsat-M/

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

,