Zbulimi ka ardhur në saj të punës së një grupi kërkuesish të udhëhequr nga Semir Zeki, në universitetin “College” të Londrës.
Zeki dhe kolegët e tij kanë fotografuar mendjen e një grupi vullnetarësh që ishin duke parë foto të ndryshme të personave që urrenin dhe të atyre që dashuronin.
Nga kjo ata arritën të zbulonin se cirkuitet celebralë që u aktivizuan nga urrejtja kanë shumë gjera të përbashkëta me ato të dashurisë.
Një rezultat që mund të shpjegojë edhe pse këto dy ndjenja mund të sjellin gjeste të njëjta të tipit ekstrem.
Për të kuptuar më mirë mënyrën se si këto dy pasione kaq të ndryshme mund të shtyjnë në veprime të njëjta, studiuesit morën disa vullnetarë, 17 prej të cilëve kishin një urrejtje të madhe ndaj një përsoni në vecanti.
Kërkuesit kanë analizuar aktivitetin e cirkuitit të neuroneve të cilat aktivizohen në tru sapo personi shikon fytyrën e përsonit të urryer.
Në këtë mënyrë u zbulua që cirkuitet e urrejtjes përfshijnë një pjesë të trurit të njohura për përbuzjen, por edhe për kontrollin e ankthit.
“Por ajo që ka më shumë rëndësi është se, po kjo pjesë e trurit aktivizohet edhe nga dashuria” – saktëson Zeki.
Një nga diferencat mes dashurisë dhe urrejtjes duket se është e lidhur me racionalitetin.
Një pjese e madhe e pjesës mbështjellëse të trurit –të lidhura më gjykimin dhe arsyetimin – janë të paktivizuara në rastin e dashurisë, ndërsa tek urrejtja kjo ndodh në raste shumë të rralla.
«Mund të duket pak e habitshme duke parë që të dyja këto ndjenja janë intense dhe djegin me të njëjtin pasion. Por gjatë dashurimit shpesh një i dashuruar është më pak kritik ndaj personit që dashurojnë, kurse në rastin e urrejtjes hetimet tona tregojnë se jemi më racionalë, shpesh llogaritim shumë mirë veprimet që do të bëjmë për të dëmtuar tjetrin».
Rezultatet e eksperimentit të shkencëtarëve britanikë u publikuan në revistën shkencore «Plos One». /Top Channel/
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

30.10.2008
Lifestyle