Shërbimin më i ri i operatorit publik Vala, i titulluar vetëm INTERNET GPRS/EDGE (Only GPRS), është lansuar të premten, më 26 shtator.
Shërbimi i VALA’s për komunikim të të dhënave përmes teknologjisë GPRS/EDGE tashmë një vit është lansuar në kombinim me pako të zërit. Për shkak të kualitetit dhe përkrahjes së shkëlqyer teknike ky shërbim ka hasur në një interesim të madh në fushveprime të ndyshme të bizneseve.
GPRS DATA komunikimi, është duke u përdorur me një rritje të paparë në fushat e ndryshme të aplikacioneve të ashtuquajtura kritike si: bankat, parashikimi i motit, aplikacione të doganave, autoriteti i taksave, industria e kompjuterizmit. Këtu gjithashtu përfshihen edhe shërbimet publike ato të sigurisë (policia, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë) kargo dhe në veçanti pagesat e parkingjeve dhe pompat e benzinës nëpërmes POS të bankave, etj.
Përdorimi i GPRS për komunikimin M2M (nga aparati në aparat) bëhet me anë të futjes së modemeve GPRS në aplikacionet e pajisjeve, të tilla siç janë terminalet për transaksion të kredit kartelave.
Miratimi i transaksionit përfshin shkëmbimin e sasisë së vogël të të dhënave, që GPRS mund t’i zë më lehtësi në vendet ku nuk ka mundësi të komunikimit me tela (telefoni fikse, internet me kabllo, etj).
Ajo i mundëson terminalit që të jetë plotësisht i lëvizshëm, në vend se të jetë i lidhur për një linjë telefonike dhe ndryshe nga modemet e tanishme me dial-up, GPRS është gjithmonë i hapur, duke mundësuar në këtë mënyrë komunikim të vazhdueshëm dhe të shpejtë.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

26.09.2008
Biznes & Ekonomi, Teknologji