Micheal Hirte është shpallur fitues i 100 000 eurove që i ka ndarë televizioni RTL për garën “Das Supertalent”. Ndërsa Vanesa Krasniqi, e cila pati mahnitur të gjithë më zërin e saj melodik, u radhitë e treta në këtë garë televizive të organizuar nga televizioni gjerman RTL.
Miliona teleshikues kanë qënë pjesëmarrës në përzgjedhjen e fituesit të një prej shou televizioneve më të famshme në gjermani, të titulluar “Das Supertalent”, e organizuar nga RTL.
Finalja e madhe zgjati deri në orët e mesnatës, përkatësisht 20 minuta pas mesnate u shpall edhe fituesi i këtij shou televiziv, dhe ai ishte ish vozitësi i kamionit Michael Shepherd, i cili me harmonikën e tij arriti të hyjë thellë në zemrat e teleshikusve.
Shumë afër tij ka qenë këngëtarja 13 vjeçare Yosefin Buohler, nga Gjermania e cila ka pasur një zë të bukur dhe melodik, ndërsa shumë afër me vota, ishte Vanesa Krasniqi, e cila zuri vendin e tretë. Talenti 10 vjeçar, Miarcel Pietruch është renditur i katërti përderisa Duri Krasniqi nga Kosova, i cili është vetëm 12 vjeçar u radhit në vendin e pestë. /KosDir Blog/
Artikuj të ngjajshëm:
Vanesa Krasniqi në finalen e “Das Super Talent” të RTL
Vanesa Krasniqi mahnit me zërin e saj të mrekullueshëm
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

02.12.2008
Art & Kulturë, VIP & Showbiz