“Pretty Woman” do të riktheht pas 18 vjetësh në ekranin e madh të kinemasë. Komedia romantike me protagonistë Julia Roberts dhe Richard Gere që bëri shumë bujë në vitet 90-të do të këtë një pjesë të dytë. Vazhdimi do të jetë, por jo me Roberts.
Aktorja i ka shuar që në lindje shpresat e fansave për një rikthim të saj në sheshxhirimin e filmit: “Kush ka dëshirë të shikojë një prostitutë të vjetër?”, ka thënë aktorja në prag të 41-vjetorit të saj. Ylli ndihet shumë poshtë në moshë për të veshur edhe njëherë minifundin dhe cizmet e gjata duke hequr dorë në këtë mënyrë konkurencës me veten e saj.
Përralla e prostitutës së Hollywood që i fiton zemrën një miliarderi tërheqës tashmë është kthyer në një mit në të gjithë botën. Ndoshta është kjo arsyeja që pas 20 vjetësh, 41-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, ka preferuar t’i thotë jo vazhdimit, me arsyen: “Jam shumë e vjetër!”.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

31.10.2008
VIP & Showbiz