RSS

Yllka Gashi: Në Nju Jork për muajin e mjaltit

05.11.2008

VIP & Showbiz

Me Albianin është takuar para shtatë vjetësh, ndërsa para pak ditësh kanë lidhur kurorë.

Në një intervistë për revistën “Teuta”, aktorja Yllka Gashi e njohur më shumë si Zana e “Familjes Moderne”, ka rrëfyer për dasmën e saj, e cila, sipas aktores ka vajtur ashtu siç është planifikuar.

“Dasma u bë në sallën e re të hotelit “Princi i Arbrit”, me rreth 300 të ftuar… Për muzikë zgjodhëm motrat Libohova si dhe bendin Turntables on the Hudson”, ka rrëfyer Yllka. Ajo ka treguar se muajin e mjaltit do ta kalojnë në Nju Jork ku edhe do t’i blejnë unazat për njëri-tjetrin, “sepse duam që edhe atje ta ripërtërijmë ndjenjën e të qenit të martuar”.

Pyetjes së revistës se çka e bënë Albianin një burrë të mirë, aktorja i është përgjigjur, “Shumëçka, Albiani është një njeri i butë me zemër shumë të madhe. Është shumë punëtor, ambicioz, gjithmonë e do më të mirën për lidhjen tonë, kurrë nuk e thotë fjalën e fundit të parën, është i kujdesshëm dhe, çfarë është me shumë rëndësi, ka shumë mirëkuptim për mua dhe ‘teket’ e mia”.

Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

, ,