Pronarët e portalit tashme shumë të njohur ZemerShqiptare.com si duket i janë qasur punës shumë seriozisht. Para disa kohësh, portali ndryshoj dizajnin dhe cms duke kaluar në një cms-të më të famshëm të kohës -- WordPress, duke e bërë më atraktiv dhe më tërheqës për vizitor.
Ndonëse ZemerShqiptare.com ka një numër të konsiderueshëm të vizitorëve, menagjmenti nuk ndalon më aq siq bëjnë shumë të tjerë me faqet e tyre, por ata kanë filluar disa kampanja marketingu në internet duke shfrytëzuar sistemin shqiptar të marketingut online -- KOSOFT Ads.
Por jo e gjitha përfundon këtu, ZemerShqiptare.com ka realizuar dhe një video reklamë 15 sekondëshe, mjaft interesante dhe profesionale e cila pritet të emetohet në televizionet shqiptare (shiqo videon e mëposhtme).
Ky është një shembull i mirë për shumë webmaster të tjerë, të cilët përdorin metoda jo-efektive siq janë SPAM për të promovuar faqet e tyre. SPAM nuk ndikon në promovim të faqës, përkundrazi paraqet faqën tuaj si një faqe jo serioze.
Nuk ka artikuj të ngjajshëm.

06.05.2009
Video Reklama