RSS

Publikohet video shpallja e parë në revistë të shtypur

Thu, Sep 17, 2009

2 Komente

Publikohet video shpallja e parë në revistë të shtypur Para disa javësh kemi shkruar për qëllimin e revistës “Entertainment Weekly” që në numrin e radhës të publikojë video shpalljen e parë të vërtetë. Tani mund ta shihni edhe në realitet si duket kjo gjë.


Për shfaqjen e videos në botimin e shtypur “Entertainment Weekly” ka përdorur teknologjinë e kompanisë Americhip, e cila mundëson rreth 70 minuta riprodhim të video dhe audio përmbajtjeve. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Name.com fut Kosovën në listën e shteteve për pagesa online

Wed, Sep 16, 2009

1 Koment


Name.comName.com, një prej kompanive lidere në tregun botëror për regjistrim të domen emrave (domain names), ka futur Kosovën në listën e shteteve për pagesa online.

Flamuri i KosovesTë gjithë personat që kanë kredit kartela të lëshuara nga bankat vendore dhe që dëshirojnë të paguajnë online tek Name.com, tani nuk kanë nevojë të zgjedhin shtetin Serbia, pasi kjo kompani tani ka shtuar në listë edhe shtetin më të ri në Europë, Kosovën.

Edhe pse aktualisht pagesat nuk mund të procesohen në mënyrë të rregullt pasi mund të ketë ndonjë gabim në sistem, gjithsesi vlen të përshendetët ky veprim i cili mund të jetë vetëm fillimi i një mundësie jashtëzakonisht te madhe për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kosovë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Sophia Loren dhe Brigitte Bardot, dy ikonat e kundërta në prag të ditëlindjes së 75-të

Fri, Sep 11, 2009

0 Komente

Sophia Loren dhe Brigitte BardotKur Sophia Loren mbushi 72 vjeçe, tre vjet të shkuara, ajo e festoi këtë përvjetor, veç të tjerash, edhe me pozimin për një kalendar fotosh nudo. Në këtë përpjekje që doli me sukses, ajo konkurroi me femra që minimalisht kishin gjysmën e moshës së saj.

Veshjet e holla prej mëndafshi e taftaje veçse ia shtuan bukurinë trupore zonjës së kinemasë dhe e shndërruan kalendarin në suksesin e saj të fundit. Një ndihmës i Papës në Vatikan madje deklaroi se nëse Selia e Shenjtë do të ndryshonte ndonjëherë mendimin e saj në lidhje me klonimin e njerëzve, ky ndryshim do të kishte për bazë vetëm bukurinë e Lorenit dhe dëshirën për ta risjellë atë në jetë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Kështjella e Argjirosë, 2 mijë turistë në një muaj

Thu, Sep 10, 2009

0 Komente

Kështjella e Argjirosë, 2 mijë turistë në një muajKështjella e Argjirosë është vendi më i vizituar nga turistët gjatë vizitës në Gjirokastër. Vlerat e saj monumentale tërheqin çdo vit mijëra vizitorë të cilët njihen më nga afër me historinë dhe pamjen e rrallë që të ofrojnë vetëm kështjellat e lashta.

Vetëm gjatë muajit korrik numri i vizitorëve arriti në 2000.

“Kemi rreth 2 mijë vizitorë gjatë një muaji nga rreth 1500 që ishin vitin e shkuar dhe kjo shifër dëshmon se qyteti muze i Gjirokastrës vazhdon të ketë një interes të lartë veçanërisht tek turistët perëndimorë dhe vizitorëve që vijnë nga Kosova e Maqedonia” shprehet drejtori i zyrës së administrimit koordiminit të qytetit Rajmond Kola. (more…)

Lexo artikullin e plote...

SHBA, pasagjer shume i shendoshe per te fluturuar

Thu, Sep 10, 2009

0 Komente

SHBA, pasagjer shume i shendoshe per te fluturuarNdalohet ne aeroport pasi eshte ‘shume i shendoshe’ per te fluturuar.

Keshtu i ka ndodhur Emery Orto, nje shtetasi amerikan qe peshon 160 kilograme i cili nuk u lejua te fluturonte prej Las Vegas.

Pas nje pushimi te shkurter ne Kaliforni, Orto ishte gati per t’u kthyer ne shtepi, ne Chicago, bashke me gruan Clara. (more…)

Lexo artikullin e plote...

I pushon zemra për 45 minuta, “ringjallet”

Wed, Sep 9, 2009

0 Komente

I pushon zemra per 45 minuta, "ringjallet"Një 45 vjecar amerikan pas 45 minutash i vdekur teknikisht “ringjallet” serish dhe del nga spitali shëndoshë e mirë .

“Nëse nuk është një mrekulli, në nuk dime si ta shpjegojme ndryshe.

Për 45 minuta zemra e tij nuk rrihtë.Ajo rifilloi rrahjet pas tetë tentativave me defribrilator”, deklaruan doktoret amerikanë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

Kur bota do të ketë 7 miliardë banor?!

Sun, Sep 6, 2009

0 Komente


Bota numeron seshpejti 7 miliard banorFundi është afër. Pas tre vjetësh, në Tokë do të jetojnë plot 7 miliardë banorë. Ishte fundi i vitit 1999 kur festuam, me pak frikë, lindjen e “fëmijës së fundshekullit”, banorit numër 6 miliardë.

Në vitin 1960 kishte lindur babai i atij fëmije, banori numër 3 miliardë. Në më pak se gjysmë shekulli, numri i banorëve të Tokës është dyfishuar, për shkak të lindjeve të shumta (9 mijë lindje në orë, 220 mijë çdo ditë). Sipas raportit të ri të Institutit Kombëtar të Studimeve Demografike, shumë prej ndryshimeve sociale me të cilat duhet të përballemi dhjetë vitet e ardhshme janë të paparashikueshme, si për shembull që do të vazhdojmë të plakemi më shumë dhe do të jemi më të shëndetshëm.

Jetëgjatësia do të rritet edhe më shumë falë përmirësimit të kushteve materiale dhe progresit të mjekësisë që do të përhapet edhe në vendet më të varfra. Aksidentet do të bëhen një prej shkaqeve kryesore të vdekjes, pas atakut kardiak dhe kancerit në mushkëri. Por në këmbim do të kemi një botë ku, për herë të parë në historinë e njerëzimit, të moshuarit do të jenë më shumë në numër se të rinjtë. (more…)

Lexo artikullin e plote...

40 vjetori i shpikjes dhe eksperimentit të parë me internetin

Wed, Sep 2, 2009

0 Komente


Interneti1969-a ishte viti kur njeriu zbriti në Hënë, kur në një fermë të Nju Jorkut u zhvillua festivali i famshëm Woodstock dhe kur lindi ARPANET-i, pararendësi i Internetit.  Por ngjarja që do të bënte histori ishte 2 shtatori 1969, kur 20 vetë të mbledhur në një laborator të Universitetit të Kalifornisë në los Anxhelos morën pjesë në një eksperiment të pazakontë: dy kompjuter kaluan nga njëri tek tjetri të dhëna elektronike me anë të një kablli. Kështu lindi ARPANETI, të cilit më vonë iu shtuan edhe universitete të tjera amerikane. Kjo shënoi në fakt edhe lindjen e Internetit. Le t’i hedhim tani një vështrim disa zhvillimeve të cilat sollën kompjuterat dhe Internetin që ne njohim sot.

(more…)

Lexo artikullin e plote...
Older Entries Newer Entries